Ballina Kronika Itali/ Në pranga dy shqiptarë, u kapën duke shitur drogë

Itali/ Në pranga dy shqiptarë, u kapën duke shitur drogë

Dy shtetas shqiptarë ranë në pranga në Torino, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë. Pas hetimeve, karabinierët arrestuan M.E., 34 vjeç dhe G.E., 37 vjeç, të dy me vendbanim në Torino.

Ata akuzohen se shisnin kokainë në rrugën “Pietro Cossa” dhe droga blihej nga klientët e prostitutave që kalonin nëpër trotuaret midis sheshit “Massaua” dhe rrugës “Pietro Cossa”.

Sipas “torinoggi.it”, pas disa ditësh vëzhgimi, hetuesit përgjuan një Alfa Romeo Giulietta me dy shqiptarët që shpërndanin lëndë narkotike në zonë.

Agjentët e maskuar iu afruan si klientë. Ata ndaluan shpërndarësit dhe pas kontrolleve në makinë, gjetën kokainën e fshehur.

Të ndaluarit u dërguan në burgun “Lorusso e Cutugno”, në pritje për të dalë përpara gjykatës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews