Ballina Bota Itali/ Arrin në 21 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 851 të...

Itali/ Arrin në 21 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 851 të infektuar

Vijon të rritet frikshëm numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në Itali. Raportohet se ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga ky virus vdekjeprurës, që shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor, dhe tashmë ka prekur të gjitha kontinentet.

Ndërkohë, deri më tani regjistrohen plot 821 të infektuar me koronavirus në Itali. Virusi ka prekur kryesisht veriun e Italisë, ku në Milano janë vendosur në karantinë mbi 50 mijë persona.

Por, raste të të infektuarve janë shfaqur edhe në jug të vendit, si dhe në shumë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

VIDEO bonus:
Loading...