Ballina Bota Indi, myslimanët përplasen me hindutë, mbi 35 të vdekur dhe qindra të...

Indi, myslimanët përplasen me hindutë, mbi 35 të vdekur dhe qindra të plagosur (VIDEO+FOTO)

Përplasjet e dhunshme mes grupeve hindu dhe atyre myslimane rreth Ligjit të ri për shtetësi në Indi kanë shkaktuar mbi 35 viktima dhe qindra të plagosur.

Autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ka nisur protestën nga dita e hënë.

Ligji i ri lehtëson procedurat për jomyslimanët e disa shteteve fqinje që të marrin shtetësi indiane.

Sipas kritikëve, ligji është paragjykues ndaj myslimanëve dhe dëmton kushtetutën e Indisë. Por, sipas qeverisë, protestat janë të panevojshme, pasi ajo po përpiqet të ndihmojë minoritetet e persekutuara në vendet fqinje.

Në Indi jetojnë më shumë se 180 milionë myslimanë. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në kryeqytetin indian, gjatë dekadave të fundit. Ligji për shtetësinë , ka ngjallur protesta masive që kur u miratua vitin e kaluar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews