Ballina Sport Hazard mbylli para kohe sezonin, Zidane mendon të ndryshojë skemë në El...

Hazard mbylli para kohe sezonin, Zidane mendon të ndryshojë skemë në El Clasico!

Me dëmtimin që pësoi në ndeshjen ndaj Levantes, Eden Hazard e mbylli përpara kohe këtë sezon.

Një dëmtim serioz që vë në pikëpyetje edhe prezcën e tij në Euro 2020 me kombëtaren e Belgjikës.

Një dëmtim që erdhi menjëherë pas një rikthimi nga një tjetër lëndim që zgjati plot 83 ditë.

Ky sezon i parë me fanellën e Realit të Madridit ka qenë tërësisht për t’u harruar për Eden Hazard me 29-vjeçarin që është aktivizuar në vetëm 15 ndeshje me Los Blancos mes La Ligas dhe Kupës së Mbretit dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

Me dëmtimin e tretë sezonal që pësoi vetëm pak ditë para javës më të rëndësishme të sezonit për Realin e Madridit pasi luan ndaj Manchester City-t në Champions dhe Barcelonës në kampionat, Zidane po mendon të ndërrojë skemë dhe të kalojë nga 4-3-3 në 4-4-2 me Benzema në majën e sulmit i mbështetur nga Isco ose braziliani i talentuar Rodrygo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews