Ballina Kronika Hapi zjarr ndaj karabinierëve, zgjat pak arratia e shqiptarit

Hapi zjarr ndaj karabinierëve, zgjat pak arratia e shqiptarit

Autoritetet në Brindisi të Italisë kanë lënë në burg një të ri shqiptar, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje dhe grabitje me dhunë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, më datë 30 Janar të këtij viti në Colonnella të Teramos, Rigent Xhixha, 29 vjeç u përfshi në një konflikt me karabinierët.

Kjo ngjarje degjeneroi deri në përdorimin e armëve me të riun shqiptar, i cili për t’u arratisur qëlloi me plumba oficerët.

E gjithë ndjekja u shoqërua me të shtëna armësh, deri në momentin që makina e Xhixhës përfundoi duke u përplasur në një mur. Por as këtu, i riu shqiptar nuk u dorëzua. Ai grabiti një motoçikletë dhe një makinë për t’u arratisur.

Por kjo do të zgjaste shumë pak pasi ai do të kapej me 4 Shkurt. Ai u ndalua në Brindisi pas hetimeve të policisë. Më momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte edhe armën me vete.

VIDEO bonus:
Loading...