Ballina Top Lajm Gruaja e shëruar nga koronavirusi flet nga Italia: Histeri e madhe, kush...

Gruaja e shëruar nga koronavirusi flet nga Italia: Histeri e madhe, kush e merr mbijeton dhe nuk vdes

“Paniku ka pushtuar të gjithë vendin, por unë u shërova nga koronavirusi”: Morena Colombi, 59 vjeç nga Trucazzano, ne rajonin e Milanos, ka vendosur të flasë pas pneumonisë që i shkaktoi prekja nga Covid 19.

Gruaja zgjodhi të tregojë fytyrën e të japë intervista, pavarësisht stigmës që siç thotë, rrethon personat e sëmurë nga koronavirusi I ri.

“ Unë mendoj se një alarm kaq I madh nuk justifikohet, kjo histeri masive është e ekzagjeruar.

Njerëzit duhet t’u thuhet se nëse e marrin koronavirusin do të mbijetojnë dhe do të shërohen”, është shprehur ajo. Gruaja ishte ndier keq dhe kishte shkuar tek mjeku, që I diagnostikoi një grip të zakonshëm.

E këshilloi të merrte takipirinë dhe të pushonte, por Morena e kuptoi gjatë ditëve në vijim se diçka nuk shkonte. “ Rrufa nuk po kalonte, dhe kisha një kollë të thatë që nuk ikte.

Në atë moment mendova mos është virusi I frikshëm? Sepse për shkak të punës kam edhe shumë kontakte me Azinë”, rrëfen ajo. Kishte thirrur urgjencën duke I shpjeguar simptomat, por ajo nuk erdhi, ndaj shkoi vetë në spital, ku sërish e kishin sjellë vërdallë edhe për ca kohë. Nisur nga eksperienca personale Morena thotë se strukturat sanitare në vend nuk ishin të përgatitura për t`i bërë ballë kësaj emergjence.

“ Nuk kishin dhoma të izoluara, në fillim fjeta në një barelë. Aq shumë isha lodhur sa kur më thanë që kisha koronavirusin, as nuk u tremba”, tha gruaja, që tani është më mirë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews