Ballina Bota Frika nga koronavisrusi, Kina ndalon rreptësisht konsumimi e kafshëve të egra

Frika nga koronavisrusi, Kina ndalon rreptësisht konsumimi e kafshëve të egra

Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor, organi më i lartë legjislativ në Kinë, miratoi një rezolutë për ndalimin absolut të tregtisë dhe të konsumit të mishit të kafshëve të egra.

Masa, ndër të tjera, synon të parandalojë në mënyrë efektive rreziqet për shëndetin publik.

Pas dispozitës, konsumi i kafshëve të egra, që janë të rëndësishme nga pikëpamja ekologjike, shkencore dhe sociale dhe që janë nën mbrojtjen e shtetit si edhe i kafshëve të tjera të egra, si ato që rriten në kafaze, është rreptësisht i ndaluar.

Gjithashtu gjuetia, tregtia dhe transporti i kafshëve të egra që rriten dhe riprodhohen natyrshëm për qëllime të konsumatorit janë po ashtu rreptësisht të ndaluara.

@tn.lajmelokale
@tetovanews