Ballina Aktualitet Fillojnë takimet mes grupeve punuese të Lëvizjes BESA dhe LSDM

Fillojnë takimet mes grupeve punuese të Lëvizjes BESA dhe LSDM

Pas pak çastesh në Shkup, pritet të fillojë takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes BESA dhe LSDM-në. Në fokus të punës së dy grupeve, do të jetë harmonizimi i programit parazgjedhore të dy partive politike, ndërsa do të bisedohet edhe për listën e kandidatëve të mundshëm për deputet mes dy partive politike.

Siç merr vesh Alsat M, grupi i punës i Lëvizjes BESA do të udhëhiqet nga profesori Binaz Pajaziti. Takimet e këtilla, ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen mes dy partive politike, me qëllim të harmonizimit të plotë të programit të koalicionit të nënshkruar ditë më parë.

Alsat jo zyrtarisht mëson Besës i janë ofruar 5 vende të garantuara. Në njësinë e 6 bartës mësohet të jetë Bilall Kasami, i katërti Fadil Zendeli dhe i shtati që sipas listës duhet të jetë femër nga Lëvizja Besa. Në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore Besës i është garantuar vendi i shtatë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews