Ballina Aktualitet Filipçe: Janë identifikuar të gjithë personat me të cilët ka udhëtuar e...

Filipçe: Janë identifikuar të gjithë personat me të cilët ka udhëtuar e prekura, 4 në Shkup e 5 në Strumicë (VIDEO)

Pacientja e diagnostifikuar me Koronavirus është mirë, në gjendje të mirë të përgjithshme. Është vendsur në kujdes intenziv në Klinikën Infektive. Ka një lloj të lehtë të virusit , gjegjësisht i është zënë vetëm një anë e mushkërisë së bardhë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Flipçe.

https://youtu.be/AAkvC0nUREk

“Janë identifikuar të gjithë udhëtarët e furgonit. Kanë qenë 9 persona, 8 udhëtarë dhe vozitësi. Janë identifikuar në një vend në Shkup dhe në tre vende në Stumicë. Në këtë moment janë dërguar tashmë ekipet e epidemioogëve që të bëjnë kontrollet dhe anketat për të mësuar detajet se me cilët persona sot kanë komunikuar këta duhëtarë. Fillimisht sonte të gjithë do të rrinë në izolim shtëpiak me mbikqyrje të policisë. Në bazë të të dhënave se me sa njerëz kanë komunikuar, do të caktohet se a do të vazhdojë izolimi apo do të transferohen në njësinë infektive për mbikqyrje”, tha Filipçe.

Ai shtoi se udhëtarja nuk ka dhënë informacione të vërteta në vedkalimin kufitar, përndryshe do të intervenohej në vendngjarje.

“Dua të dërgoj apel se nuk ka vend për panikë. Që në fillim janë marrë masat dhe është marrë parasysh se virusi është asimptomatik. Bëjmë apel që të informohen qytetarët nga Ministria e Shëndetësisë. Në ekipin që e ndjek këtë, bëjnë pjesë njerëz me përvojë”, tha ministri Filipçe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews