Ballina Aktualitet “FAZ”: Albin Kurti po bën një gabim serioz, po shkon drejt një...

“FAZ”: Albin Kurti po bën një gabim serioz, po shkon drejt një konflikti me Donald Trump

Gazeta e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) shkruan për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për pezullimin gradual e të kushtëzuar të tarifës ndaj importeve nga Serbia dhe nga Bosnja e Herecegovina.

Autori i shkrimit,  gazetari shume i respektuar në Gjermani, Michel Martens, shpreh përshtypjen se kryeministri Kurti “po shkon drejt një konflikti të hapur” me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me që nuk po i bindet sugjerimit të Uashingtonit për heqjen pa kushte ë tarifës.

Martens e cilëson si të papresedencë kundërshtimin e Kurtit ndaj Uashingtonit dhe kujton se Kosova është çliruar dhe e ka fituar pavarësinë falë mbështetjes së SHBA-së.

“Kjo nuk është parë asnjëherë më parë, sepse të gjithë kosovarët e dinë që Kosova u çlirua nga sundimi i Beogradit në vitin 1999 pas  bombardimeve të NATO-s dhe që shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka ndodhur kryesisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, shkruan Martens.

Ai vlerëson se plani i Kurtit për pezullim të përkohshëm e me kushte të taksës ndaj importeve nga Serbia dhe nga Bosnja e Herecegovina është “shpërfillje e hapur e kërkesës amerikane për heqje të menjëhershme të taksës, pa kushte shtesë.

Ai thekson se deri më tani nuk ka ndodhur asnjëherë që një qeveri e Kosovës ta kundërshtojë hapur Uashingtonin.

Shkrimi i plotë në origjinal

@tn.lajmelokale
@tetovanews