Ballina Bota Europa në alarm: Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca raportojnë rritje të koronavirusit

Europa në alarm: Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca raportojnë rritje të koronavirusit

Europa ka qëndruar e alarmuar për koronavirusin, ndërkohë që Spanja i’u bashkua Italisë dhe vendeve të tjera në luftën kundër sëmundjes, pasi vendosi në karantinë 700 pushues në një hotel në ishujt Kanarie.

Numri i të infektuarve në Tenerife u rrit në 4, ndërkohë që 2 italianë u konfirmuan me virus, sipas qeverisë lokale. Në të gjithë kontinentin, lufta për të parandaluar përhapjen e virusit ka vazhduar.

Numri i të infektuarve në të gjithë botën u rrit në mbi 81,000, dhe vdekjet kaluan 2,700. Autoritetet në SHBA paralajmëruan amerikanët që të përgatiten për një pandemi. Rastet në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera aziatike përveç kinës janë rritur gjithashtu.

Paniku ka prekur dhe bursat, ndërkohë që në Europë dhe Azi ka pasur rënie, ndërsa indeksi Standard & Poor’s 500 në SHBA ra me 3%, në ditën më të keqe që prej 2015-s.

Italia, vendi europian më i goditur, po planifikon një paketë të masave për të mbështetur ekonominë, pasi virusi ka marrë 11 jetë. E fundit ishte një 75 –vjeçare që vdiq në një spital në Treviso, ndërkohë që dy hotele në gjirin e Ligurias janë vendosur në karantinë, pasi 2 turistë rezultuan pozitiv.

Numri i të infektuarve në Spanjë u rrit në 8, me 2 persona të identifikuar në Madrid dhe nga një në Barcelonë dhe Valencia.

Një 25-vjeçar në shtetin lindor gjerman të Baden-Wuerttemberg u testua pozitiv me koronavirus pasi një udhëtimi në Milano dhe një tjetër person më në Veri, ndodhet në gjendje kritike nga sëmundja. Rastet e reja e çojnë numrin total të të infektuarve në Gjermani në 18.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Francë lajmëroi 3 raste të reja ditën e Mërkurë, përfshirë një 60-vjeçar francez që vdiq në një spital në Paris, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 17, me 2 të vdekur.

Greqia raportoi rastin e parë të konfirmuar me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Pacientja, një 38-vjeçare, kishte udhëtuar në Veri të Italisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews