Ballina Bota Analiza Ekspertët japin alarmin, çmimet e gazit në kolaps: Virusi kinez nxit një...

Ekspertët japin alarmin, çmimet e gazit në kolaps: Virusi kinez nxit një rënie me 30%

Çmimet e gazit të lëngshëm kanë rënë me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me rreth 15% që prej fillimit të këtij viti.

Kina është importuesi më i madh i gazit natyror në botë, dhe situata aktuale me shpërthimin e epidemisë së koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë çmimeve të lëndës së parë.

Sipas ekspertëve të Standard and Poor`s Global PLATTS, situata në Kinë do të shërbejë si një katalizator për të çuar në një kolaps të çmimeve të gazit. Që përpara shpërthimit të epidemisë, tregu i gazit të lëngshëm ishte i dobët dhe në rënie të ndjeshme, ndërkohë që ajo që ndodhi më pas dhe situata aktuale thjesht i dhanë goditjen e madhe.

Ekspertët e Standard and Poor`s Global Platts shprehen se kjo situatë po krijon kushtet që kolapsi të zgjasë për më gjatë. Sipas tyre, duhet një reagim i fortë nga OPEC. Ky reagim është i domosdoshëm pasi vetëm Kina mund të heqë nga tregu 1 milionë fuçi gazi në ditë, në tremujorin e parë të vitit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews