Ballina Shëndeti EKSPERIMENTI: Qentë mund të diagnostikojnë kancerin me nuhatje dhe kanë 100 %...

EKSPERIMENTI: Qentë mund të diagnostikojnë kancerin me nuhatje dhe kanë 100 % saktësi

Hunda e një qeni është një “instrument” kompleks, i shkëlqyer dhe i fuqishëm, të cilin NASA, në bashkëpunim me Einstein dhe Tesla, nuk mund ta zëvendësojnë as me pajisje miliarda dollarëshe.

Me hundën e tyre, qentë mund të bëjnë dallimin mes binjakëve identikë, siç teste rigoroze kanë demostruar, edhe pse binjakët kanë ADN ekzakte të njëjtë. Akoma nuk është vërtetuar se si arrijnë ta bëjnë, por investigime të ndryshme janë përpjekur të vendosin kushte të barabarta, secili binjak me ushqim të njëjtë, në të njëjtën banesë, të njëjtat rroba, etj., për të parë se deri ku shkonte kjo aftësi.

Madje, qentë mund të “zbulojnë” Semtex-in, një lëndë plastike eksplozive, e cila është dizajnuar për të mos çliruar erë. Ata mund të gjejnë marijuanën e paketuar në qese plastike, të “zhytur” në benzinë në rezerva të mëdha.

Së fundmi, është zbuluar se aftësia nuhatëse e qenve mund të tregojë se kur një njeri ka ngrënë, ka kryer marrëdhënie seksuale, është ushtruar apo ka pirë duhan. Në këtë sens, gjë e mirë që nuk arrijnë të flasin, pasi përndryshe do kishin nxjerrë shumë sekrete tonat!  Autorja e librit “Inside of a Dog: What Dogs See, Smell and Know”, Alexandra Horowitz përshkruan se si qentë i perceptojnë njerëzit.  Sipas Horowitz, për qentë, njerëzit “qelben erë”. Dhe nuk është se një dush i ngrohtë me aroma të ndryshme në vaskë i shpëton njerëzit nga nuhatja e qenve. Përpos të gjitha karakteristikave të aromës së njeriut, ne lëmë pas gjurmë edhe nga frymëmarrja jonë apo djersa. Kjo shpjegon historitë fantastike se si qentë janë përdorur nga detektivët për të zbuluar njerëz të humbur.

Megjithatë, në mes të historive se deri ku shkon nuhatja e qenve, ekzistojnë edhe anekdota, të lindura 10 vite më parë, të cilat thonë se qentë arrijnë të identifikojnë kancerin nëpërmjet aromës. Më poshtë, disa shembuj se si qentë kanë arritur të identifikojnë se cilat lëngje të trupit vinin nga pacientët e sëmurë me kancer, në krahasim me kontrollet e përgjithshme rutinë.

Raca e qenve Beagles ka arritur të zbulojë kancerin e mushkërive duke nuhatur serumin e gjakut. Ata identifikuan mostrat e kancerit të mushkërive në 96.7% të kohës, si dhe mostrat normale në 97.5% të rasteve.

Raca Labrador ka arritur të identifikojë kancerin kolorektal (kanceri i zorrës së trashë) duke nuhatur frymën e nxjerrë nga pacientët me sëmundje. Saktësia e zbulimit të aromës ishte e lartë madje edhe për rastet kur pacientët ishin në fazat e para të sëmundjes.

Raca Giant schnauzers, në studime të limituara, ka identifikuar qeliza të kancerit në gjakun e pacientëve me kancer të mitrës, në rastet pasi ato ishin shëruar. Pra, qentë janë të aftë të nuhasin edhe qelizat mikroskopike të kancerit. Pas nuhatjes së tyre, rezultoi se kanceri u shfaq sërish, për shkak të këtyre qelizave mikroskopike. Ky studim sugjeron se qentë mund të përdoren në të ardhmen për të ndjekur vijueshmërinë e shërimit të pacientëve me kancer.

Raca gjermane Shepherds ka arritur të gjejë kancerin e prostatës, nëpërmjet nuhatjes së urinës, me afro 100% saktësi në identifikim. Së fundmi, studiuesit kanë përcaktuar “nënshkrimin molekular” për atë që qentë nuhasin, në mënyrë për të arritur ta bëjë edhe vetë mjekësia pa nevojën e qenve, por me më pak rezultate të sakta. (whowhatwhy)

@tn.lajmelokale
@tetovanews