Ballina Sport E BUJSHME: Manchester City përjashtohet nga Champions League

E BUJSHME: Manchester City përjashtohet nga Champions League

Manchester City është përjashtuar  nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme nga Uefa dhe është gjobitur me 30 milion €  pasi u zbulua se kishte thyer rregullat e Fair Playt Financiar.

City u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i Uefa se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit të tyre.

Kjo vjen pas fakteve të publikuara nga revista gjermane Der Spiegel në nëntor të 2018.

Kur klubi u akuzua në majin e kaluar, ata mohuan çdo gjë, duke thënë se ata i ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”.

City pritet të apelojë kundër aktgjykimit të Uefa-s në gjykatën e arbitrazhit për sportin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews