Ballina Aktualitet Rajoni Dy serbë me koronavirus

Dy serbë me koronavirus

Dy serbë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Diamond Princess” në Japoni, janë testuar pozitiv me koronavirus, ka bërë të ditur të martën për agjencinë “Tanjug”, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Daçiç ka thënë se ata janë dy anëtarët e fundit prej 11 personash sa ishin në ekuipazhin e anijes, që ishte futur në karantinë prej disa javësh në portin e Yakohamas.

Bëhet fjalë për dy shtetas serbë të moshës 29 e 30 vjeç.

“Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt të vazhdueshëm me ta, të gjithë serbët që ishin në anije kanë numrin kontaktues të ambasadës”, ka thënë Daçiç.

Të infektuarit e fundit janë vendosur në një spital të sapohapur, 300 kilometra larg Tokios.

Në anijen “Diamond Princess” ishin rreth 3.700 udhëtarë.

Rreth 600 prej tyre janë prekur nga koronavirusi.

Anija ndodhet në karantinë, në portin e Yakohams, që nga 3 shkurti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews