Ballina Aktualitet Opinione Azizi: BDl duhet t’i mbledh valixhet, me laçkë e me plaçkë!

Azizi: BDl duhet t’i mbledh valixhet, me laçkë e me plaçkë!

Adnan Azizi i Lëvizjes Besa ka komentuar së fundmi debatin rreth koalicionit të LSDM me Besën ku ka disa fjalë për BDl duke thënë se Besa eshte antisojuzi me i forte i BDl qe e kane deshmuar ne shume raste.

Ja postimi i plote në rrjetin social facebook i Adnan Azizit:

E vërteta është ndryshe DUI, ne jemi antisojuzi juaj më i fortë dhe këtë e kemi dëshmuar në shumë raste, ndërkaq ju e keni verifikuar veten me vulë që me vite të tëra ‘POBRATIMAT’ tuaj kanë qenë herë VMRO-ja dhe herë LSDM-ja varësisht prej nevojave tuaja për të mbuluar krimet tuaja individuale gjatë këtyre 18 viteve në pushtet!

BESA nuk është parti puthadore që lutet si macja ndër sofër për troshka buke, bashkëpunimin dhe koalicionimin tonë e kemi bërë publikisht si partnerë të barabartë me marrëveshje të shkruar w transparente dhe jo në formë tinëzare dhe tradhëtare si puna juaj që 18 vite nuk publikuat asnjë marrëveshje të nënshkruar.

Asnjë parti politike e aq më tepër DUI nuk kanë treguar dhe dëshmuar me dokument se si janë futur në koalicon dhe me çfarë kushte, këtë për së pari herë e ka bërë Lëvizja BESA dhe ju për këtë jeni bërë nervoz dhe frustrimet e juaja janë të dukshme!

DUI një gjë po ua sigurojmë, ky koalicion është për ju koalicioni i ankthit dhe i frikës, ju koalicionin ASH dhe AAA e keni parë joserioz dhe qesharak por këtë LSDM dhe BESA ju e dini fare mirë se përkrahja është shumë e thellë dhe e fuqishme nga qendrat demokratike që duan të ndodhin ndryshimet pozitive.

Mblidhni valixhet, sepse BESA do t’iu largojë dhe permisojë këtë herë gabimet e juaja trashanike dhe pasojat fatale që ua keni lënë shqiptarëve me dekada!
Sa për tradhtinë, DUI historikisht dhe praktikisht është dëshmuar se ata e kanë bërë në formë qyqare dhe tinëzare, ndërkohë që koalicioni BESA-LSDM është ndërtuar publikisht mbi bazën e partneritetit dhe parimeve të nënshkruara nga të dyja palët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews