Ballina Kronika Atentat mafioz 37-vjeçarit shqiptar në Athinë

Atentat mafioz 37-vjeçarit shqiptar në Athinë

Një shqiptar ka rënë pre e një atentati në Athinë duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Aigaleo’ rreth orës 20:00 sipas orës lokale të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari i plagosur është 37 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Nga hetimet e para është mësuar se 37-vjeçari ishte duke ecur në këmbë, kur pranë tij u afrua një fuoristradë ngjyrë e zezë.

Njëri nga pasagjerët që ndodhej brenda makinës qëlloi me armë në drejtim të shqiptarit duke e lënë të plagosur rëndë me plumb në kokë.

37-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku po merr trajtim mjekësor. Policia greke nisi hetimet për shkaqet e këtij krimi, ndërsa paraprakisht dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews