Ballina Bota Analiza ANALIZA: Makthi i Izraelitëve për një garë të mundshme presidenciale, Trump-Sanders

ANALIZA: Makthi i Izraelitëve për një garë të mundshme presidenciale, Trump-Sanders

Yossi Klein Halevi*

Pyesni hebrenjtë britanikë se çfarë këshillash do t’u ofronin hebrenjve amerikanë, bazuar në përvojën e tyre në luftën kundër Korbizmit (teoritë e Jeremy Corbyn, kryetari i laburistëve anglezë), dhe përgjigjja është e qartë: Mos prisni derisa të jetë vonë për të luftuar për shtëpinë tuaj politike. Mos pretendoni se nuk mund t’ju ndodhë edhe ju.

Do të thotë: Kushtojini vëmendje faktit se sa shpejt një parti kryesore me një traditë të gjatë pro-Izraelite dhe me rrënjë të thella në komunitetin hebre, mund të shndërrohet në një shtëpi për armiqtë e popullit hebre. Bernie Sanders nuk është Jeremy Corbyn dhe Partia Demokratike nuk është Partia Laburiste. Sanders ka pohuar vazhdimisht mbështetjen e tij për të drejtën e ekzistencës së Izraelit (megjithëse ai është shumë i paqartë për mënyrën e tij për të mbrojtur atë të drejtë). Dihet për periudhën e tij të kaluar në një kibbutz (koperativë bujqësore në Izrael). Dhe Partia Demokratike ka një shumicë dërrmuese të ligjvënësve pro-Izraelit.

Por më shumë se çdo politikan tjetër udhëheqës, Sanders është përgjegjës për integrimin e krahut Corbynist në Partinë Demokratike. Anti-Zionistët e partisë, si Linda Sarsour, janë mbledhur rreth Sanders. Dhe Sanders vetë e mbështeti Corbyn – duke injoruar frikën e hebrenjve britanikë, të cilët në mënyrë dërrmuese e panë Corby-n si një antisemit. Corby na ka treguar se sa shpejt politika mund të kalojë kufijtë ekstrem. Nën drejtimin e presidentit Sanders, zërat ende të papranueshëm brenda Partisë Demokratike, do të kishin qasje të afërt në Shtëpinë e Bardhë.

Në muajt e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump e përqafoi ekstremin e djathtë. Presidenti Sanders do të bënte të njëjtën gjë me të majtën. Sanders së fundmi foli hapur për ndikimin e holokaustit në ndjeshmërinë e tij ndaj racizmit dhe padrejtësisë. Po, ai e urren antisemitizmin – antisemitizmin e krahut të djathtë. Antisemitizmin në kampin e tij duket se e lë indiferent. Bernie është një hebre që ka marrë vuajtjet e popullit të tij dhe ja ka bërë të dukshëm opinionit botëror, në shërbim të kauzave të tjera. Pas largimit të tij nga kibbutz, Sanders nuk ishte hebreu që njihej. Shtrohen pyetjet: A e mbështeti Izraelin në vitin 1967? 1973? Në 1975, kur K.B e etiketoi zionizmin si racizëm? A e udhëhoqi dhimbja për holokaustin, në përfshirjen aktive në lëvizjen për të çliruar hebrenjtë Sovjetik – përgjigja më e rëndësishme politike hebreje amerikane ndaj holokaustit?

Ekziston një video e Sanders, filmuar gjatë muajit të tij të mjaltit, në Bashkimin Sovjetik, në 1988, i ulur në një sauna dhe duke festuar me zyrtarët sovjetikë. Ajo skenë mahnitëse portretizon një hebre indiferent ndaj vuajtjeve të popullit të tij. Të djathtët, të cilët përpiqen ta portretizojnë atë si një “komunist” vetëm sa ngatërrojnë debatin thelbësor mbi Bernie, me akuza të marra. Realiteti është mjaft problematik: Bernie është një socialist i stilit evropian, që do të thotë se ai është një demokrat tolerant për revolucionarët antidemokratikë.

Bernie është gjithashtu një ironi unike amerikane: Kandidati i parë serioz hebre për president rezulton të jetë një burrë-fëmijë që ka ngelur në vitet ’60, i cili kënaqet me retorikën e “revolucionit”, dhe në mënyrë të pamatur kërcënon të prishë ekonominë amerikane dhe, me të, fuqinë amerikane. (I pyetur në një intervistë të kohëve të fundit se sa trilionë do të kushtojnë programet e tij, ai qartësisht tha: Kush e di? Askush nuk e di! Si mund ta di unë?)

Një përballje Trump-Sanders do të ishte një makth politik për hebrenjtë amerikanë. Do të dëmtonte çfarëdo konsensusi minimal që mban ende bashkësia amerikano-hebraike. Në atë atmosferë toksike, hebrenjtë pro-Sanders dhe pro-Trump do të akuzonin njëri tjetrin për tradhëtimin e vlerave hebraike. Dhe të dy palët do të kishin të drejtë. Ata hebrenj që mbështesin me pasion Trump, duhet të pyesin veten nëse njeriu i tyre është të paktën pjesërisht përgjegjës për mundësinë e një presidence të Sanders. Politika e konfliktit, nga çfarëdo burimi, nuk është kurrë e mirë për hebrenjtë. Në mënyrë të pashmangshme, ekstaza e turmës mjegullon linjat politike. Kur të gjitha normat prishen, çdo gjë bëhet e mundur.

Një garë Trump-Sanders do të prekte zemrën e identitetit hebre amerikan. Kjo do ti kthente dy elementët thelbësorë të identitetit hebraik bashkëkohor – nacionalizmin dhe universalizmin – në një farsë. Në atë garë, Trump do të ishte “nacionalisti hebre”, duke i akuzuar universialistët hebre, për tradhti ndaj Izraelit. Dhe Sanders do të ishte “olimisti tikkun” (konstruktivi dhe jo idhujtari), duke u mbështetur në historinë hebraike vetëm për të justifikuar mungesën e shqetësimit të tij për hebrenjtë.

Bernie Sanders nuk është një armik i popullit hebre. Ai thjesht nuk interesohet sa duhet për shqetësimet e hebrenjve, në mënyrë që të konsiderohet mik. Presidenti Sanders do të merrte detyrën në një kohë kur Izraeli do të ishte në kuotat më të larta. Lufta aktuale me intensitet të ulët izraelito-iranian, mund të shndërrohet në çdo moment në një konflikt rajonal shumë frontesh. Ushtria Izraelite ka paralajmëruar vazhdimisht se, në fazën tjetër të kësaj lufte në vazhdim, dhjetëra mijëra bomba dhe raketa do të bien mbi qytetet izraelite. Izraeli, sipas ushtrisë, do të përgjigjet me një pushtim masiv të Libanit jugor dhe shkatërrimit të infrastrukturës së Libanit. Kundërsulmi i Izraelit mund të zgjerohet për të goditur vetë Iranin.

Në këtë skenar plotësisht realist, në anën e kujt do të ishte Presidenti Bernie?

*Yossi Klein Halevi është një bashkëpunëtor i vjetër në Institutin Shalom Hartman, dhe është bashkëdrejtor. Libri i tij i fundit, Letra për Fqinjin tim Palestinez, është një bestseller i New York Times. Libri i tij i mëparshëm, Si ëndërrimtarët, u konsiderua Libri Hebre i vitit 2013.

@tn.lajmelokale
@tetovanews