Ballina Bota Virusi kinez u parashikua 19 vjet më parë? (VIDEO)

Virusi kinez u parashikua 19 vjet më parë? (VIDEO)

Përhapja e koronavirusit vdekjeprurës është parashikuar në filmin “Contagion”. Këto ditë në media po përflitet për këtë film hollivudian, ku ngjashmëritë me situatën aktuale në Kinë, por edhe në vende të tjera të botës janë të frikshme.

Në prodhimin kinematografik të realizuar 19 vjet më parë, personazhi kryesor preket nga sëmundja gllabëruese pas një udhëtimi në Hong Kong.

Në film tregohet se bartësi fillestar i virusit është një lakuriq frutash, me të cilin ushqehet një derr. Ky i fundit blihet nga një kuzhinier, përgatitet dhe serviret në pjatë. Më pas, personi që konsumon ushqimin ngrihet dhe takon protagonisten dhe pa vetëdije i transmeton virusin, pasi ai nuk kishte larë duart.

Detaje të tilla konsideroheshin si të çuditshme, madje si skena të fantazuara, mirëpo sot thelbi i këtij filmi është në një linjë me ngjarjet që kanë ndodhur. Në atë kohë, emri i koronavirusit lidhej me supën e përgatitur nga kuzhinieri, por sot ngjashmëritë e skenarit të tij me realitetin janë vërtetë të çuditshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews