Ballina Bota VIDEO+FOTO: Momentet e tmerrit në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm (viktima dhe...

VIDEO+FOTO: Momentet e tmerrit në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm (viktima dhe ndërtesa të shembura)

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë Lindore mbrëmjen e sotme. Sipas mediave turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8. Epiqendra ka qenë në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

Janë 22 të vdekur dhe 1,030 persona janë plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm zyrtar nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.

Sipas mediave turke 8 persona humbën jetën në Elazig dhe 6 të tjerë në Malatya. Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan 35 paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra

https://youtu.be/ALBCMwJpSMo

https://youtu.be/RqiGaJmcA-M

https://youtu.be/gG15T_Ckh4c

@tn.lajmelokale
@tetovanews