Ballina Top Lajm TRAGJIKE: Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

TRAGJIKE: Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Kobe Bryant është ndarë nga jeta pas një përplasje me helikopter në Calabasas, California, njofton TMZ.

Bryant u raportua se ishte në helikopterin e tij privat me tre persona të tjerë kur u rrëzua.

Askush në bord të helikopterit nuk mbijetoi, sipas TMZ Sports.

Të 5 personat në bord kanë humbur jetën.

Bryant ka lënë pas bashkëshorten e tij Vanesa dhe katër vajzat e tyre, Gianna, Natalia, Bianca dhe të porsalindurën, Capri.

Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.

Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuated Player (MVP) në NBA.

Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë dhe më të vlerësuar.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...