Ballina Aktualitet Lajme Tensionet në Irak, SHBA-ja dërgon me urgjencë 3 mijë trupa në Lindjen...

Tensionet në Irak, SHBA-ja dërgon me urgjencë 3 mijë trupa në Lindjen e Mesme

3,000 trupa shtesë amerikane do të vendosen në Kuvajt për t’u bashkuar me 750 trupat që janë tashmë atje, ndërsa Uashingtoni paralajmëroi amerikanët të linin Irakun pas sulmit ajror që vrau një gjeneral të lartë iranian.

I gjithë ekipi luftarak i Brigadës së I-rë të Divizionit të 82-të Ajror është drejtuar në bazën amerikane në Kuvajt, njoftuan shumë media, duke cituar zyrtarë anonimë të Pentagonit.

Kjo vendosje nuk duket të jetë drejtpërdrejtë në përgjigje të vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, por ka të bëjë me sulmin ndaj Ambasadës së SHBA-së në Bagdad.

Një forcë e vogël e marinsave amerikanë forcuan ambasadën dhe frenuan milicinë shiite irakiane që provoi ta sulmonin atë, në protestë ndaj një sulmi ajror amerikan kundër bazave të tyre fundjavën e kaluar.

Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi Iranin për një sulm me raketa që vrau një kontraktues amerikan në Irak javën e kaluar dhe për rrethimin e ambasadës. Ai urdhëroi sulmin hakmarrës që vrau Soleimanin dhe disa të tjerë, tha Shtëpia e Bardhë.

Soleimani ishte kreu i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe sipas SHBA-së ishte organiztori i operacioneve të bashkërenduara në të gjithë Lindjen e Mesme. Uashingtoni e konsideronte atë një nga armiqtë më të rrezikshëm për interesat e SHBA-së në rajon.

@tn.lajmelokale
@tetovanews