Ballina Aktualitet Taravari: Ministri ka marrë para kundër ligjit nga universiteti dhe pastaj i...

Taravari: Ministri ka marrë para kundër ligjit nga universiteti dhe pastaj i ka kthyer (VIDEO)

“Ministria e Arsimit për të treën herë me radhë po tenton që t’ia marrë ingerencat në arsim. Janë liruar të gjithë inspektorët. Ka 800 diplomë jo të çertifikuar nga Universiteti i Strugës. Ka profesorë, ministra aktualë dhe zëvendësministra që kanë marrë paga në bazë të marrëveshjes së të drejtave të autorit dhe, pas iniciativës, i kthyen paratë që i pranuan. Për këtë asgjë nuk u mor përsipër nga shteti. Krimi më i madh është në 16 shkollat në Gostivar. Kjo është e tepërt. 800 diploma jo të akredituara, fakultete të pa akredituara … “, ka thënë, kreu i Gostivarit, Arben Taravari në një paraqitje mediatike në “Utrinski Brifing”, përcjell in7.

“Edhe unë gjithashtu ligjëroj në Universitetin e Shkupit dhe në atë të Tetovës por nuk kam ndonjë marrëveshje për të drejtat e autorit, e bëj atë vullnetarisht. Dhe si ka mundësi që një Ministër i caktuar i Arsimit të marrë para nga Universiteti dhe pastaj t’i kthejë përsëri, në vitin 2017 dhe 2018, unë dje pashë marrëveshjen. Kam marrë informacione edhe për skandalet e mëdha që janë kryer në Universitetin e Strugës. Imagjinoni jemi në gjysëmvjetorin ee dytë, nxënësit janë akoma pa libra…”, ka shtuar Taravari.

I pyetur se si do t’i përgjigjet reagimit nga MASH se ai kishte emëruar profesorë që nuk kishin kualifikimet e nevojshme për ato poste, Taravari ka thënë se kjo është ndikim politik dhe se një ndikim të tillë e kemi edhe nëpër gjykata.

“U bëj thirrje të gjithë gazetarëve, ekspertëve, kujtdo që të vijnë në Gostivar dhe të gjejnë një drejtor që nuk është i kualifikuar, nëse ka një do të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit.”, ka thënë Taravari.

“Inspektori Ilievski më thirri për të thënë që po përgatiste diçka kundër Gostivarit dhe donte të ndihmonte të gjithë kryetarëve të komunave. Unë kam nevojë për njerëz profesionistë”, ka thënë Taravari për “Utrinski Brifing”./in7.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews