Ballina Bota REZOLUTA/ E ardhmja e Europës, PE: të gjithë në debat, edhe vendet...

REZOLUTA/ E ardhmja e Europës, PE: të gjithë në debat, edhe vendet jo anëtare

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve por edhe vendeve kandidate, që të marrin pjesë në debatin për të ardhmen e Evropës, e cila duhet të formulojë draftet për ligjet e reja të BE-së dhe ndryshimet e mundshme në Kushtetutën e BE-së.

Në rezolutën e tij, Parlamenti Evropian mbështeti idenë e mbajtjes së një debati gjithëpërfshirës që do t’u jepte qytetarëve, dhe veçanërisht të rinjve, mundësinë për të marrë pjesë në krijimin e një Unioni në të cilin ata duan të jetojnë së bashku.

“Konferenca duhet të gjejë mënyra për të përfshirë përfaqësuesit e vendeve kandidate për anëtarësimin në BE në debatin mbi të ardhmen e Evropës”, thuhet në rezolutë.

Parlamenti Evropian propozon që Konferenca për Ardhmërinë e Evropës të jetë një proces “i hapur dhe transparent” i përcaktimit të masave të nevojshme për ta bërë BE-në të funksionojë më mirë dhe më demokratike.

Si fusha prioritare për debat, PE propozon vlerat evropiane, të drejtat dhe liritë themelore, funksionimin demokratik dhe institucional të BE-së, sfidat mjedisore dhe klimatike, drejtësinë sociale dhe barazinë, aspektet ekonomike, punësimin dhe detyrimin tatimor, transformimin dixhital si dhe sigurinë dhe rolin e BE-së në botë.

Qytetarët e BE-së, përfaqësuesit e parlamenteve kombëtarë të Shteteve Anëtare, Ministrat e Këshillit të BE-së, Nënkryetarët e KE-së dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve të BE-së, duhet ta flasin me qytetarët e BE-së për propozimet e tyre për të ardhmen e Evropës në seancën plenare të Konferencës.

Parlamenti Evropian gjithashtu kërkon krijimin e një mekanizmi të përhershëm për të përfshirë qytetarët në debat mbi çështje të rëndësishme të BE-së, dhe parashikon mundësinë e arritjes dhe pajtimit për të ndryshuar Kushtetutën aktuale të BE-së.

Me miratimin e kësaj rezolute, PE u bë i pari nga tre institucionet më të rëndësishme të BE-së që miraton një qëndrim për Konferencën për Ardhmërinë e Evropës, e cila do të nisi në Ditën e Evropës në 9 maj të vitit 2020 dhe do të zgjasë deri në verën e 2022.

@tn.lajmelokale
@tetovanews