Ballina Bota RAPORTI: Sa i kanë kushtuar SHBA të gjitha luftërat e deritanishme?

RAPORTI: Sa i kanë kushtuar SHBA të gjitha luftërat e deritanishme?

Shtetet e Bashkuara janë ushtria më e madhe në botë, me një buxhet vjetor prej 649 miliardë dollarë, dhe sipas një raporti që ka krahasuar të gjitha luftërat e zhvilluara që nga Revolucioni Amerikan deri më sot, luftrat u kanë kushtuar amerikanëve mbi 8.6 miliardë dollarë , duke mos llogaritur dëmet e pariparueshme njerëzore.

Lufta e Dytë Botërore dëmtoi financiarisht Shtetet e Bashkuara me humbjen e 4,69 trilion dollarëve, që është më shumë sesa kur i shtojmë shifrat nga të gjitha luftërat e tjera që kjo fuqi ka zhvilluar.

Më pas vjen lufta në Irak, e cila kushtoi 1.01 trilion dollarë.

Lufta në Afganistan, e cila i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara më shumë se 910 miliardë dollarë, është e treta në listë për sa i përket parave të shpenzuara, por është më e gjata pasi ka kaluar rreth 18 vjet dhe nuk ka asnjë indikacion se kur do të përfundojë.

Kostoja totale akumulative e luftës civile si për Veriun ashtu edhe për Jugun është çuditërisht e vogël.

Në Luftën e Vietnamit, amerikanët shpenzuan 843.63 miliardë dollarë dhe caktuan 398.81 miliardë dollarë për Korenë. Në vendin e gjashtë në kosto është Lufta e Parë Botërore, e cila i kushtoi Shteteve të Bashkuara 381.8 miliardë dollarë, e ndjekur nga ajo e Gjirit me 116.6 miliardë dollarë, si dhe Lufta Civile Amerikane me 68.17 miliardë dollarë.

Konfliktet e armatosura bëhen më të shtrenjta me kalimin e kohës, falë armëve më të shtrenjta dhe zonave të përhapura të konfliktit.

Buxheti ushtarak po rritet më shumë për shkak të kostos së sistemeve komplekse të armëve, siç është avioni luftarak F-35 Lightning, i cili i ka kushtuar ushtrisë amerikane deri në 1 trilion dollarë.

Duhet përmendur gjithashtu se si vendndodhja e luftës përcakton sa para do të thithë ajo. Në dekadat e para të historisë amerikane, luftërat në përgjithësi u zhvilluan afër kufijve amerikanë, zakonisht diku në Amerikën e Veriut, dhe më pas Shtetet e Bashkuara u përfshinë në konflikte globale si Iraku dhe Afganistani. (tesheshi)

@tn.lajmelokale
@tetovanews