Ballina Showbiz Publikohet bashkëpunimi i Chris Brown me reperin shqiptar Gashi (Video)

Publikohet bashkëpunimi i Chris Brown me reperin shqiptar Gashi (Video)

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi kohë më parë paralajmëroj bashkëpunimin me këngëtarin amerikan, Chris Brown.

Ky projekt i shumëpritur është konfirmuar edhe nga vet artisti amerikan, i cili ka bërë të ditur një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në Instagram.

Kënga mban titullin “Safety” dhe është në bashkëpunim edhe me Afro B dhe DJ Snake.

Ajo sapo është publikuar në Youtube dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Këtë këngë e kemi dëgjuar edhe më herët, megjithatë zëri i Chris i ka dhënë edhe më shumë ritëm.