Ballina Argëtim Jetë & Stil Pasi e braktisi gruaja, biznesmeni i arit vendos të jetojë i vetëm...

Pasi e braktisi gruaja, biznesmeni i arit vendos të jetojë i vetëm në ishull: Paraja i ka helmuar njerëzit

David Glashin ka pasur në pronësi një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa Guinea e Re.

Ai ishte milioner dhe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, por pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987, humbi pjesën më të madhe të pasurisë.

Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël, në verilindje të Australisë, atje ku i bën shoqëri vetëm qeni. Ai flet pas jetës së re në ishull dhe duket se tani është më i lumtur se kur ishte i pasur dikur.

Ish-milioneri pranon se nganjëherë i mungojnë bisedat me njerëz. Ai shton se do të dëshironte që nganjëherë dikush ta vizitojë. Sakaq, i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se nëse e gjen veten në bela nuk ka kush ta ndihmojë dhe se vdekja është e pashmangshme.

“Dua të vdesë këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka shpjeguar David në një film dokumentar, që flet për jetën e tij.

“Duhet të mendoni pozitivisht tërë kohën përndryshe do të çmendeni, pasi do të mendoni se gjërat nuk po ju shkojnë sipas planeve”, ka shtuar ai.

Ai tani në moshën 76 vjeç thotë se një herë në vit ai largohet nga ishulli, me qëllim që të mund t’i sigurojë ushqimet dhe sendet tjera që e mbajnë atë gjallë atje. /e.s/

@tn.lajmelokale
@tetovanews