Ballina Bota Panik në Turqi, dy tërmete të forta nxjerrin njerëzit në rrugë (VIDEO)

Panik në Turqi, dy tërmete të forta nxjerrin njerëzit në rrugë (VIDEO)

Dy lëkundje të forta tërmeti krijuan panik mbrëmjen e kësaj të mërkure në perëndim të Turqisë.

Një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter u shënua në orën 22:22, me orën lokale dhe u pasua nga një tjetër lëkundje me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, vetëm 3 minuta më pas.

Epiqendra e tërmeteve ishte në Manisa, por ato u ndjenë edhe në qytete si Izmir, Stamboll dhe Bursa.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo për dëme materiale. Megjithatë lëkundjet e forta bënë që qytetarët të dilnin të frikësuar nëpër rrugët e qytetit.

Në këtë zonë janë shënuar 21 lëkundje që prej orës 16:25, me orën lokale. Ato kanë qenë me magnitudë nga 1.2 më e vogla, deri në atë prej 5.4 të orës 22:22.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...