Ballina Kultura Olta Gixhari tregon si është marrë peng teatri nga Hervin Çuli (VIDEO)

Olta Gixhari tregon si është marrë peng teatri nga Hervin Çuli (VIDEO)

Çeshtja e teatrit është nje nga temat më të nxehta aktualisht në Shqipëri dhe jo vetëm nga këndvështrimi politik. Olta Gixhari dhe shumë aktorë të tjerë, e konfirmuar nga vetë ajo, kanë pakënaqësi me drejtuesin e teatrove, Ar Trubina dhe Teatri Kombëtar.

Sipas saj të dy këto institucione nuk do jenë kurrë të aftë të realizojnë diçka të mirëfilltë pa u ndërruar drejtori aktual Hervin Çuli.

“Ar Turbina dhe Teatri Kombetar nuk kanë për të bërë ndonjëherë hajër pa u ndërruar drejtori Hervin Çuli” është shprehur aktorja.

Sipas Oltës politikat në teatër kanë ndryshuar dhe shfaqet sa vijnë e dobësohen. Sipas saj në teatër luan vetëm gruaja e drejtorit të teatrit dhe së fundit, tha Gixhari, edhe e bija e tij.  Aktorja shton se dhe rrogat në Teatrin Kombëtar janë qesharake dhe sipas saj kjo është dhe një prej arsyeve se përse disa aktorë nuk dalin publikisht të japin opinionin e tyre. Deklaratat aktorja i bëri në emisionin “Siluetë” në TVSH.

Loading...