Ballina Argëtim Kuriozitete Mjekët e gjenetikës dekodojnë helmin e gjarprit kobra

Mjekët e gjenetikës dekodojnë helmin e gjarprit kobra

Më shumë se 100 mijë veta vdesin çdo vit nga kafshimi i gjarprit. Tani një ekip mjekësh ka analizuar helmet e kobrës nga Azia Jugore. Në bazë të materialit gjenetik është konstatuar se kokteji i helmit i kësaj kobre përmban 19 lloje.

Kafshimi i gjarprit shkakton dhimbje koke, paralizë, marramendje dhe dëme të tjera për shëndetin. Për çdo vit miliona njerëz kafshohen nga gjarpri.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gati gjysmë milioni njerëz pësojnë dëme të përhershme siç është humbja e të pamurit apo amputimi i gjymtyrëve. Kjo ndodh për shkak se nuk ka kundërhelme që luftojnë kafshimin e gjarprit. Po ashtu edhe përbërja e helmit të gjarprit nuk është e studiuar mirë.

Në bazë të analizës së helmit të kobrës pritet të zhvillohen antitrupa sintetike kundër helmeve të gjarprit dhe ilaçe kundër sëmundjeve të ndryshme si pasojë e kafshimit nga gjarpri. Prej 3000 llojeve të gjarprit 600 janë helmues, shkruan biologu molekular Somasekar Seshagiri nga ndërmarrja amerikane Genentech. Rezultatet janë botuar në revistën Nature Genetics.

Më së shumti viktima të kafshimit të gjarprit regjistrohen në Azi. Këto janë katër llojet më helmuese të gjarprit: daboia russelii, echis carinatus, bungarus caeruleus, naja naja (kobra e Azisë Jugore).

@tn.lajmelokale
@tetovanews