Ballina Sport Man.United gjunjëzohet para Burnley-it

Man.United gjunjëzohet para Burnley-it

Manchester United ka bërë edhe një hap fals në Premier Ligën angleze. Djajtë e kuq janë mposhtur nga Burnley pas një loje ku nuk krijuan shumë e që mysafirët u treguan shumë më klinik në finalizimin e rasteve të tyre

Një asistim nga Ben Mee për Chris Wood në minutën e 39-të bëri që Burnley të arrijë të goli i parë në ndeshje në pjesën e parë.

Me këtë rezultat me dallim prej një goli ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes kurse në pjesën e dytë, Jay Rodriguez do të shënonte një gol të bukur në minutën e 56-të.

Pavarësisht se United ishin shumë më këmbëngulës për të barazuar rezultatin dhe kthyer në lojë, por nuk arritën te një rezultat pozitiv.

Manchester pavarësisht humbjes mbetet në vendin e 5-të me 34 pikë, gjashtë më pak se Chelsea në vendin e katër kurse Burnley largohet nga pozitat e rënies nga liga duke u rënditur në vendin e 14 me 27 pikë.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...