Ballina Bota Mafia italiane vjedh fondet e BE-së, 94 të arrestuar!

Mafia italiane vjedh fondet e BE-së, 94 të arrestuar!

Italia është përfshirë në një tjetër skandal me fondet e BE-së pas zbulimit se grupet mafioze kanë marrë në mënyrë të paligjshme 5.5 milionë euro nga fondet e Unionit të destinuara për bujqësinë. Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia italiane arrestoi sot në Siçili, 94 persona.

“Klanet e krimit të organizuar kryen një “numër të madh mashtrimesh” për të marrë fondet e BE-së për bujqësinë” , thanë hetuesit. Mediat italiane shkruajnë se 600 forca policie u përfshinë në këtë operacion.

Vjedhja e fondeve të bujqësisë nga mafia ka qenë prej kohësh një shqetësim madhor për zyrtarët e BE-së.

Mafia italiane mësohet se arrinte të vidhte fondet e BE-së duke paraqitur kërkesa në emër të personave që kishin ndërruar jetë. Ata dorëzonin kontrata false të qirave të tokës dhe zgjidhnin qëllimisht terren që nuk ishtei përshtatshëm për subvencione bujqësore “.

Bujqësia nuk është ndoshta gjëja e parë që ju vjen në mëndje kur përmendim mafie italiane, por ullinjtë, djathi perimet dhe vera janë kthyer në mjetin më fitimprurës për sindikatat e krimit të organizuar të Italisë sesa droga. Këto organizata janë përfshirë aq shumë në bujqësi, sa prestigjiozja britanike “Financial Times” do të ngrinte alarmin një vit më parë se mafia italiane është infiltruar në të gjithë zinxhirin ushqimor në BE-së dhe vendet fqinje, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Duke përfituar nga kriza ekonomike dhjetëvjeçare në Itali, mafia ka blerë toka bujqësore të lirë, bagëti, tregje dhe restorante, për pastrimin e parave përmes asaj që është një nga industritë kryesore të vendit: bujqësia. Vlera e fitimit të mafies nga kultivimi i frutave dhe perimeve është dyfishuar nga 12.5 miliardë euro në vitin 2011 në me shumë se 22 miliardë euro në vitin 2018 .
“Bujqësia tanimë përbën 15 përqind të fitimit total të vlerësuar të mafies italiane,” thotë Stefano Masini, një analist i njohur italian. “Agromafia ka zgjedhur bujqësinë sepse ajo është e dobishme dhe jo e rrezikshme si tregu i drogës”.

Nga domatet në Chianti tek ullishtet në Pulias, organizatat mafioze të Italisë kanë ndërhyrë në të gjithë sektorin e ushqimit, nga prodhimi në paketim, transport dhe shpërndarje. Të dhënat e policisë tregojnë se të gjitha organizatat kryesore kriminale të Italisë, Camorra, Cosa Nostra dhe ‘Ndrangheta’ investojnë në bujqësi.

Sipas profesorit Umberto Santino, studiues i mafies nga Palermo, interesat e krimit të organizuar në industrinë bujqësore janë bashkuar me trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave, zhvatjen dhe fshehjen e mbeturinave toksike në tokë bujqësore. “Është një cikël i integruar ndërveprimesh sistematike që po vë në rrezik konsumatorët në mbarë Europën”, thotë ai.“Në një mënyrë apo tjetër, organizatat kriminale i kanë pasur gjithmonë duart në tokat e Italisë jugore”.

Klanet e mafies kanë qenë prej kohësh të lidhura me tregtitë e mishit dhe prodhimit të qumësisht të deleve. Të dy si Toto Riina ashtu edhe Bernardo Provenzano, e filluan karrierën brilante në botën e krimit si dy fermerë analfabetë, që lanë shkollën përpara se të përfundonin arsimin fillor.
Vitet e fundit, shumë prodhimeve të njohura italiane kanë rënë nën kontrollin e botës së krimit. Policia beson se ata madje kanë formuar aleanca ndër-rajonale. Për shembull mafia napolitane dhe siciliane kanë rënë dakord për të eksportuar shumë nga prodhimet e tyre si dhe për të furnizuar shumë nga tregjet më të mëdha italiane.

Për konsumatorin, rreziku kryesor është falsifikimi. Në një operacion të vitit të kaluar, policia italiane zbuloi se bandat italiane importonin grurë nga Rumania dhe e shënon në etiketë si organik, duke e shitur me një çmim tre deri katër herë më të lartë. Falsifikimi i produkteve prestigjioze italiane të tilla si mocarela dhe djathi parmigiano janë kthyer në një mankth për fermerët e ndershëm italianë por edhe tregjet europiane dhe rajonale.

VIDEO bonus:
Loading...