Ballina Sport Liverpool nuk di të ndalet, dominon Sheffield dhe shkëputet në krye

Liverpool nuk di të ndalet, dominon Sheffield dhe shkëputet në krye

Liverpool nuk di më çfarë është humbja. Me fitoren e sotme 2-0 kundër një ekipi të fortë si Sheffield United, që mban vendin e 8-të në klasifikim, djemtë e Klop regjistrojnë ndeshjen e tyre të 37-të pa humbur në Premier League.

Ndeshja fillon mirë për kampionët e botës dhe Europës, me një gabim në mbrojtje që lejon golin e Salah në minutën e 4-rt.

Liverpool ka raste të shumta që gjejnë portierin e Sheffield Dean Henderson të gatshëm dhe në formë.

Por kontrolli i ndeshjes nuk është në asnjë moment në diskutim, dhe pas një shtylle në pjesën e dytë sërish të Salah, është një kombinim i egjiptianit me Mane që i jep këtij të fundit shansin për dyfishim (64’).

Me fitoren e sotme, Liverpool “fluturon” në Premier me 58 pikë, 13 më shumë se Leicester i vendit të dytë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews