Ballina Aktualitet Kuvendi konstaton dorëheqjen e Zoran Zaevit

Kuvendi konstaton dorëheqjen e Zoran Zaevit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar. Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhshme. Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti Pendarovski t’i japë mandatin ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit dhe  më pas Kuvend të propozojë kabinetin e ardhshëm qeveritar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews