Ballina Kronika Kamioni përfshihet nga zjarri në aksin Tetovë – Gostivar

Kamioni përfshihet nga zjarri në aksin Tetovë – Gostivar

Zjarri kaploi kamionin në lëvizje në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të Zherovjanit. Vozitësi dhe një person tjetër që gjendeshin në kamion, kanë arritur që në kohë të dalin nga kamioni duke evituar kështu çdo lëndim të mundshëm.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të fshatit Zherovjan, ka shpërthyer një zjarr në një kamion me targa të Ohrit të drejtuar nga 43 vjeçari T.N. Në kamion si bashkudhëtar ka qenë edhe një person tjetër nga Kërçova. Nuk ka të lënduar, ndërkohë që me intervenim të zjarrfikësve nga Tetova dhe Gostivari zjarri është lokalizuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Hetim në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit për punë të brendshme-Tetovë.

Njoftimi i plotë nga SPB-Tetovë:

Sot (13-janar) në ora 06 e 50 minuta, në SPB Tetovë, është denoncuar se në Autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kyçjes së Zherovjanit, gjatë lëvizjes vetvetiu në pjesën e motorit, është përhaput zjarri në mjetin ngarkues ,,Vollvo” me targa të Ohrit, të cilën e ka drejtuar 43-vjeçari T.N. nga fshati Leskoec i Ohrit, i shoqëruar nga një person nga Kërçova.
Zjarri së pari është përhapur në pjesën e përparme të kabinës duke u përhapër të tërë kabinën dhe më pas ka vazhduar edhe tek një pjesë e rimorkiors. Persona të lënduar nuk ka, kurse me intervenim të Njisiteve zjarrfikëse të Tetovës dhe Gostivarit, zjarri është lokalizuar në tërrësi.
Inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

LEXO EDHE:

@tn.lajmelokale
@tetovanews