Ballina Top Lajm “Jam shumë keq”, apeli i 17-vjeçares shqiptare nga kampi i ferrit në...

“Jam shumë keq”, apeli i 17-vjeçares shqiptare nga kampi i ferrit në Siri

Teksa historia e vogëlushit Alvin mori tjetër rrjedhë falë ndërhyrjes të emisionit investigative “LE IENE” dhe shtetit shqiptar, nuk ka ndodhur e njëjta gjë për më shumë se 50 fëmijët e tjerë shqiptarë që gjenden në mëshirë të fatit në kampin AL-Hol në Siri.

Elona Shuli, vajza 17 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin. E vetme atje, që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset në Kampin Al – Hol për djalin e saj 3 vjeçar si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin. Në vazhdim të audiove të tjera që Top Channel ka publikuar, 17 vjeçarja vijon të kërkojë para për të mbijetuar në kampin e ferrit. Me zërin e dridhur dhe pranë të vegjëlve të familjes, Elona dëshiron nga gjyshërit e saj që ta shpëtojnë.

“O baba, këtej është puna keq për lekë. Mua më duhen disa lekë, se lekët që më çoi nëna unë i bleva dyshekë, batanije dhe m’u harxhuan lekët tani. Edhe këtu është gjendja keq. Më kanë thënë për të më çuar lekë për të ardhur në Shqipëri. Tani nëse keni mundësi, Allahu ua bëft ajër se nuk e di. Po më çoni në Shqipëri, se këtu nuk jetoj dot më. Këtu është rrezik i madh, shumë, shumë keq është. Po mundët, sa lekë të keni, vetëm më çoni, se jam shumë keq. Mirupafshim, Ju dua shumë.

VIDEO bonus:
Loading...