Ballina Argëtim Kuriozitete Ja pse Kobe Bryant kishte bërë “pakt” me të shoqen që të...

Ja pse Kobe Bryant kishte bërë “pakt” me të shoqen që të mos udhëtonin kurrë bashkë me helikopter

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant kishte bërë një pakt të fshehtë e disi të pazakontë me të shoqen: të dy ata ishin betuar të mos udhëtonin kurrë bashke me helikopter, mjeti të cilin basketbollisti e preferonte mjaft për të lëvizur me qëllimin e të shmangte trafikun e rënduar rrugor.

Arsyen e kesaj ujdie e zbardhin mediat e huaja, sipas të cilave ishte Bryant që kishte këmbëngulur për këtë fakt. Ai mendonte që në rast fatkeqësie, katër vajzat e ciftit të kishin të paktën njërin nga prindërit, e të mos mbeteshin jetime.

Bryant ishte shumë krenar për familjen e tij, por sidomos të bijat. Në muajin nëntor, ylli i basketbollit kishte dhënë një intervistë ku shprehej se fëmijët ishin arritja e tij më e madhe në jetë.

“Kam kaluar kaq shumë, por besoj se ndjenja më e thellë është dashuria e pakushtëzuar, e papërmbajtur që ke për fëmijët. Jam bekuar katër herë me këtë ndjesi dhe është gjëja më e fuqishme në botë”, pat thënë ai.

Fatkeqësisht, Bryant u shua së bashku me bijën 13 vjecare Gianna në një aksident ajror të djelën, ku u përfshi pikërisht helikopteri me të cilin udhëtonin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews