Ballina Kronika Ish-dhëndri nga Shkupi sulmon 31-vjeçarin nga Tetova

Ish-dhëndri nga Shkupi sulmon 31-vjeçarin nga Tetova

Dje (19 janar), rreth orës 17 e 30 minuta, 31-vjeçari me inicialet F.M. nga Tetova, në SPB Tetovë ka denoncuar se gjysmë ore më herët, në një kafiteri në rrugën ,,146” në Tetovë, në të cilën ka qëndruar bashkë me një shokun e tij 25-vjeçar, është sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij, 37-vjeçari me inicialet A.P. nga Shkupi, njofton SPB-Tetovë.

Sulmit i ka paraprirë një zënkë verbale me denoncuesin F.M., të cilin e ka kërcënuar me jetë dhe ka tentuar që ta godas me mjet të mprehtë, por është penguar nga personat që kanë qenë të pranishëm në lokal dhe sulmuesi menjëherë është larguar nga objekti.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.