Ballina Teknologji Google së shpejti do të lexojë faqet e internetit: Ja si do...

Google së shpejti do të lexojë faqet e internetit: Ja si do të përkthen edhe nëse janë në një gjuhë tjetër

Google njoftoi në CES 2020 se Google Assistant së shpejti do të jetë në gjendje të lexojë faqet e internetit për ju, dhe madje t’i përkthejë ato edhe nëse janë shkruar në një gjuhë tjetër. Kjo mund të ofrojë qasje më të lehtë në informacione për njerëzit me vështirësi në shikim.

Thjesht do të duhet të hapni një faqe në internet në Chrome ose në një telefon Android dhe pastaj të thoni: “Hej Google, lexo atë” ose “Hej Google, lexo këtë faqe.”

Google do të mund të përkthejë faqen nga 42 gjuhë të huaja përpara se ta lexoni nëse përmbajtja është shkruar në një gjuhë që nuk e kuptoni.

Zëri i Asistentit të Google ka filluar të tingëllojë më pak robotik falë përmirësimeve që ka bërë në të dhënat e tij të zërit, por duket se do të duhet akoma përmirësime deri sa të eliminohet një zë krejtësisht robotik.

Google thotë se është duke punuar për të “përfshirë aftësitë e lëvizjes automatike dhe të nxjerrë në pah tekstin” në mënyrë që të mund të ndiqni së bashku me tekstin siç lexon për ju.

Karakteristika do të dalë më vonë këtë vit dhe, pasi mbështetet te Google Assistant, do të jetë ekskluzive për telefonat Android.

VIDEO bonus:
Loading...