Ballina Bota Gjykata e Lartë në Pakistan anulon dënimin me vdekje të ish-presidentit Pervez...

Gjykata e Lartë në Pakistan anulon dënimin me vdekje të ish-presidentit Pervez Musharraf

Gjykata e Lartë në Lahore (LHC) ka anuluar dënimin me vdekje ndaj ish-presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf, duke vendosur se Gjykata Speciale që e konsideroi atë fajtor për tradhti të lartë ishte jokushtetuese, sipas një zyrtari të ligjit të qeverisë.

Pas vendimit të LHC-së, ish-presidenti tani është një njeri i lirë, i tha AFP-së, Ishtiaq A. Khan, Prokurori i Përgjithshëm i Pakistanit, i cili përfaqësoi qeverinë në rastin në fjalë. I gjithë procesi kundër Musharrafit, përfshirë krijimin e një Gjykate Speciale, u vlerësua si e pavlefshëm.

‘LHC-ja ka deklaruar se gjithçka nga fillimi i ankesës dhe përfundimi i saj është jokushtetues,’ tha Khan, cituar nga Reuters.

Më herët gjatë ditës, avokati i Musharraf-it, Azhar Siddique, u tha mediave jashtë gjykatës se gjyqtarët kanë ‘anulluar gjithçka’ ndaj klientit të tij.

Pervez Musharraf u dënua me vdekje në mungesë për akuzën e tradhtisë së lartë dhe minimin e Kushtetutës nga Gjykata Speciale. Vendimi mori një reagim të përzier me figurat e larta ushtarake dhe qeveritare të Pakistanit që kritikuan ashpër vendimin.

Një figurë e diskutueshme në Pakistan, Musharraf ishte gjeneral dhe shef i ushtrisë kur mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999. Akuzat për tradhëti ndaj tij datojnë që nga viti 2007, kur ai vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa kërkoi rizgjedhjen si president.

Kritikët thonë se udhëheqja e Musharraf-it ishte një pengesë për Pakistanin. Ata e akuzojnë atë për hapjen e vendit ndaj CIA-s dhe programin e tij antiterror të vrasjeve të shënjestruara me dron.

Ata gjithashtu besojnë se ai ishte i lidhur me vrasjen e kundërshtares së tij politike, Benazir Bhutto, në 2007. Ai gjithmonë ka mohuar me ngulm akuzat.

Ndryshe besojnë përkrahësit e tij, që thonë se ai është një atdhetar i vërtetë, i cili u rezistoi militantëve islamikë dhe mbrojti me vendosmëri interesat e Islamabadit si brenda dhe brenda vendit.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...