Ballina Bota Gjenerali libian paralajmëron Erdogan-in: Xhihad për të përzënë trupat turke nga vendi

Gjenerali libian paralajmëron Erdogan-in: Xhihad për të përzënë trupat turke nga vendi

Gjenerali libian Khalifa Haftar ka paralajmëruar se forcat e tij të Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) do të mobilizohen për të zmbrapsur çdo ushtar të huaj të dërguar në Libi, pasi Turqia miratoi vendosje trupash për të ndihmuar qeverinë rivale në Tripoli.

Gjenerali u zotua të ‘përballë dhe dëbojë’ forcat e huaja në një deklaratë të bërë, duke përmendur Ankaranë me emër.

‘Ne shpallim xhihad dhe mobilizim të përgjithshëm për të kundërshtuar pushtimin turk. Populli miqësor turk duhet të ngrihet kundër aventurierëve që detyrojnë ushtrinë e tyre të zhduket nga faqja e dheut në Libi.’ – tha Haftar.

Parlamenti turk të enjten miratoi vendosjen e ushtarëve turq për të forcuar aleatët e tij, Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare (GNA) me bazë në Tripoli, një nga fraksionet që luftojnë për kontrollin e Libisë që prej rrëzimit Muammar Gaddafi-t në një operacion të NATO-s të drejtuar nga SHBA-ja në vitin 2011.

Megjithatë, Ankaraja deklaroi se shpresonte që vendosja e trupave të ishte e panevojshme dhe se Gjenerali Haftar do të ndalonte ofensivën e tij disa mujore në Tripoli, të nisur në prill 2019.

Megjithëse GNA-ja është qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë, shumica e vendit kontrollohet nga një qeveri rivale me qendër në Tobruk dhe LNA-ja besnike ndaj Gjeneralit Haftar. Nën sulm që nga mesi i vitit të kaluar, GNA-ja është kufizuar në zonën përreth bazës së saj të operacioneve në Tripoli.

Disa vëzhgues kanë frikë se dërgimi i trupave mund të përkeqësojë çështjet në Libi, duke e shtyrë luftën në nivele të tjera dukje shtuar gjakderdhjen në vend.

Vendi është ende në krizë të thellë që prej heqjes së Gadafit nga pushteti. Largimi i tij ndezi konfliktin e dhunshëm, çoi në krizën e refugjatëve në Evropë dhe krijoi paligjshmërinë në të cilën lulëzojnë grupet terroriste.

@tn.lajmelokale
@tetovanews