Ballina Kuriozitete Franca teston me sukses avionin pa pilot

Franca teston me sukses avionin pa pilot

Pas dekadash gjatë të cilave avionët autonomë ishin thjeshtë ide, AIRBUS ka testuar me sukses ngritjen në fluturim në mënyrë automatike të një avioni në aeroportin e Tuluzës në Francë, bashkë me një seri testimesh të suksesshme të autopilotit.

Avioni A350-1000 kreu tetë ngritje automatike në një periudhë prej katër orësh e gjysmë, falë teknologjisë së re të njohjes së imazhit të instaluar në të. Airbus ka konfirmuar se hapat e rinj janë teste mbi vizionin automatik dhe atë të uljes, që do të performohet më vonë, këtë vit. Ideja e avionëve komercial tërësisht automatikë, është hedhur prej dekadash ndërkohë që një sondazh i kryer në 2019, ka arritur në përfundimin se 70 për qind e 22 mijë udhëtarëve janë të gatshëm të fluturojnë në një avion tërësisht automatik.

Sidoqoftë, incidente si ato të Boeing 737 max ngrenë pikëpyetje për çështjet e sigurisë në avionët plotësisht automatikë. Sidoqoftë, pavarësisht testimeve të suksesshme, mund të mos ketë asnjëherë një avion tërësisht automatik, pasi qëllimi nuk ka qenë asnjëherë ai i zëvendësimit të pilotëve. Sipas Airbus, misioni i tyre nuk është të bëhet përpara me autonominë si një objektiv në vetvete por të përmirësohen operacionet e fluturimit dhe ajo e avionëve në tërësi.

Qëllimi është që të përmirësohet operacioni i fluturimit në mënyrë që një pilot të fokusohet më shumë tek vendimmarrja strategjike dhe menaxhimi i misionit.

VIDEO bonus:
Loading...