Ballina Kronika EMRI/ “Na i harxhove të gjitha paratë”, 33-vjeçari shqiptar godet me thikë...

EMRI/ “Na i harxhove të gjitha paratë”, 33-vjeçari shqiptar godet me thikë vëllain në Itali

Një sherr mes dy vëllezërve shqiptarë në Itali ka përfunduar me plagosjen e vëllait të vogël dhe arrestimin e tjetrit. 33-vjeçari nga Shqipëria Ergi Shabani goditi me thikë vëllain e vogël, pasi e akuzonte se kishte shpenzuar të gjitha paratë që ata kishin.

Vëllai i madh Ergi e plagosi vëllanë tjetër me thikë në stacionin e trenit dhe e la atje me plagë, ndërsa rasti u pa nga të gjithë kalimtarët. Për rastin, u arrestua Ergi Shabani, nën akuzën e plagosjes me pasoja të rënda.

Vëllai 30-vjeçar është shtruar në spital me një mushkëri të shpuar nga goditja e shkaktuar me thikë kuzhine. Ai fillimisht u gjet nga kalimtarët në rrugë, pasi ishte braktisur nga vëllai. I plagosuri nuk ka dashur të tregojë versionin e vërtetë të ngjarjes në polici, duke thënë se ishte rrëzuar nga biçikleta, por hetimet zbuluan gjithçka.

Vëllai përgjegjës Ergi Shabani u arrestua në shtëpinë e një miku në një komunë pranë Casertas. Ai u gjurmua dhe më pas arrestua.

@tn.lajmelokale
@tetovanews