Ballina Kronika Dramë në Tetovë për shkak të një…resiveri!

Dramë në Tetovë për shkak të një…resiveri!

Dje (12 janar), në ora 21 e 40 minuta, 47-vjeçari S.K. nga Tetova, në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës ka denoncuar se rreth orës 14.00 djali i tij i mitur është keqtrajtuar fizikisht nga personi R.H. me ç’rast e ka mbyllur në njërën nga dhomat në shtëpinë e tij, duke e fajësuar se paraprakisht i mituri ia kishte vjedhur resiverin, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetoa News.
I denoncuari R.H. është privuar nga liria dhe është shoqëruar në Stacionin policor Tetovë,ku punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews