Ballina Bota Dhoma e Përfaqësuesve dhe dërgimi në Senat i akuzave për shkarkimin e...

Dhoma e Përfaqësuesve dhe dërgimi në Senat i akuzave për shkarkimin e Donald Trump

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të mërkurën për të dërguar në Senat akuzat për shkarkimin e Presidentit Trump, duke lejuar fillimin e gjykimit të presidentit.

Kjo është hera e tretë në histori që në Senat zhvillohet gjyqi për shkarkimin e një presidenti.

Në një mbledhje me dyer të mbyllura të martën me ligjvënësit demokratë, zonja Pelosi bëri të ditur planin e saj për të emëruar të mërkurën ekipin e ligjvënësve që do të luajnë rolin e prokurorit në gjyqin që zhvillohet në Senat.

Procesi gjyqësor drejtohet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, ndërsa senatorët janë në rolin e anëtarëve të jurisë që ka në dorë të shpallë presidentin të fajshëm ose jo, për akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Republikanët, që kanë shumicën në Senat, i kanë kundërshtuar akuzat kundër presidentit Trumë dhe nuk pritet që ai të shpallet fajtor. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Pelosi, priti gati katër javë për të dërguar akuzat në Senat, gjë për të cilëmn ajo është kritikaur nga republikanët.

Zonja Pelosi thotë se ajo kërkonte të dinte më shumë hollësi rreth mënuyrës së si do ta zhvillonin procesin gjyqësor republikanët, duke i akuzauar ata për bashkëpunim me presidentin për ta shpallur atë të pafajshëm.

Dy presidentët e tjerë në të kaluarën që i janë nënshtruar gjyqit në Senat, janë Bill Klinton në vitin 1999 dhe Andrew Johnson 1868.

@tn.lajmelokale
@tetovanews