Ballina Aktualitet Detajet e tërmetit/ Sizmologu Rrapo Ormëni: Ja efektet dhe nëse do ketë...

Detajet e tërmetit/ Sizmologu Rrapo Ormëni: Ja efektet dhe nëse do ketë sërish lëkundje

Sizmiologu Rrapo Ormëni, duke folur për tërmetin që goditi Shqipërinë mbrëmjen e kësaj të marte, tha se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter. Ormëni thotë se ky tërmet është në vijimësi të pasgoditjeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ishte një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter në zonën ku ka rënë dhe tërmeti i 26 Nëntorit, i cili u shoqërua dhe me një pasgoditje tjetër me magnitudë 4.2 Rihter.

4.9 është lëkundje që ndihet, e atij niveli që kanë rënë edhe pas 26 nëntorit. Kanë veçoritë e tyre, në momente të caktuara vjen tendenca në shuarje por do ketë dhe të tilla.

https://youtu.be/KdeVkhoQS0Q

Kuptohet që në asnjë rast nuk mund të parashikosh në mënyrë të saktë si është vijueshmëria. Në mënyrë statistikore, ato kanë ardhur duke u zvogëluar, por herë pas herë ka rënë dhe ndonjë me magnitudë më të madhe”, tha sizmologu Rrapo Ormëni për “Top Show”.

Lëkundjet sizmike u ndjenë pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes raporton se nuk ka të lënduar dhe dëme materiale. Ormëni tha se ky tërmet nuk ka lidhje me atë të Turqisë, duke vënë në dukje pllakën afrikane që ka lidhje me Shqipërinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews