Ballina Kronika DETAJET/Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 3 të plagosur rëndë (FOTO)

DETAJET/Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 3 të plagosur rëndë (FOTO)

Dy shoferë dhe një bashkudhëtar kanë pësuar dëmtime të rënda në aksidentin që ndodhi rreth orës 18 e 15 minuta në rrugën e vjetër Tetovë -Shkup. Të tre janë plagosur për shkak të përplasjes së kamionit dhe makinës.

Te ura e Treboshit u përplasën një kamion i tipit “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga personi me inicialet H.A. (48 vjeç) nga Reçica e Madhe dhe vetura e tipit “Opel Corsa”, e drejtuar nga personi me inicialet M.B. nga fshati Saraqinë, i lindur në vitin 2001. Dy shoferët si dhe shoqëruesi në “Opel Corsa”, i lindur në vitin 2000, gjithashtu nga Saraqina, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, njoftuan nga SPB-Tetovë.
Që të tre të plagosurit, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tetovës, për shkak të seriozitetit të dëmtimeve, janë transferuar në klinikat e Shkupit.

Makina familjare ka shpërthyer në flakë gjatë përplasjes dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat e plagosur nga makinat për shkak të dëmtimit të madh që kanë pësuar ato nga zjarri i fuqishëm, ka njoftuar Alsat. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shikueshmëria e ulët për shkak të mjegullës së dendur që paraqitet në këto momente në fushën e Pollogut.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB-Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e aksidentit.

VIDEO bonus:
Loading...