Ballina Bota Detaje nga vrasja e Soleimanit, trupi iu bë copash nga predha dhe...

Detaje nga vrasja e Soleimanit, trupi iu bë copash nga predha dhe u identifikua vetëm nga unaza (VIDEO)

Lajmi i vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit është shoqëruar me detaje të reja, të bëra publike së fundmi

Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, që po e merrnin nga aeroporti.

Mësohet se gjenerali i Iranit u bë copash nga predha amerikane dhe se trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza. Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

https://youtu.be/CxmswzTn9jQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews