Ballina Bota Autoritetet japin alarmin: Virusi vdekjeprurës përhapet para se të shfaqen simptomat

Autoritetet japin alarmin: Virusi vdekjeprurës përhapet para se të shfaqen simptomat

Koronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në Kinë, mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat, dhe kjo e bën e bën shumë më të vështirë kufizimin e tij. Duke cituar zyrtarë kinezë, BBC thotë se virusi ka fuqi të madhe infektimi edhe në periudhën e inkubacionit, pra përpara se ai të shfaqet. Të njëjtët zyrtarë pohuan se shitja e kafshëve të gjalla në Kinë, duke nisur nga dita e djelë do të ndalohet. Virusi fillimisht u mendua se origjinën e kishte prej tyre.

Tek njerëzit, periudha e inkubacionit edhe pa simptoma, mund të zgjasë nga një deri në 14 ditë. Dhe kjo është një risi e këtij koronavirusi, sepse personat e prekur me SARS dhe Ebola, ishin infektues vetëm në momentin që shfaqeshin simptomat. Shpërthimi të tilla epidemike janë më të lehta për tu ndaluar, sepse identifikimi dhe izolimi i njerëzvë të prekur bëhet më i lehtë kur ata shikohen që  janë të sëmurë dhe kështu, mund të monitorohen edhe personat e tjerë që kanë pasur kontakte me ta.

Mësohet se provinca e Hubeit në Kinë tashmë është izoluar plotësisht, ndërsa Wuhani I ngjan një qytet fantazmë. Njerëzit nuk dalin nga shtëpitë ndërsa rruget e zbrazura të tij krijojnë idenë e një filmi apokaliptik, thonë reporterët e huaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews