Ballina Sport Arsenali nuk e vlerëson Mustafin, mbrojtësi nga Gostivari drejt kampionatit turk

Arsenali nuk e vlerëson Mustafin, mbrojtësi nga Gostivari drejt kampionatit turk

Shkodran Mustafi është kthyer në një futbollist stoli këtë sezon te skuadra e Arsenal.

Ish-trajneri Unai Emeri ia kishte bërë të qartë mbrojtësit me origjinë shqiptare se nuk llogariste në shërbimet e tij, ndërsa edhe ardhja e trajnerit të ri, Arteta nuk ndryshuar asgjë për 27-vjeçarin.

Kështu, lojtari i cili është shpallur kampion bote me Gjermaninë po studion mundësi të reja.

Menaxheri i tij është vënë në lëvizje dhe në plan është një takim me drejtuesit e Gallatasaraj.

Këta të fundit e shohin si zëvendësuesin perfekt të mbrojtësit Lujindama i cili këputi ligamentet në muajin nëntor.

Sakaq, në Turqi Mustafi do të kishte të garantuar edhe vendin në formacion, ndërsa klubi i Gallatasaraj pretendon titullin kampion.

Në rast se tratativat mbyllen me sukses, atëherë Mustafi do të kthehej në një rival të drejtpërdrejt për Muriqin, i cili gjithashtu kërkon titullin me fanellën e Fenerbahçes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews